“Lërini të kënaqen” Leonora Jakupi i del në mbrojtje dy kosovarëve që ecën me 225 km/orë në aksin Fier-Vlorë: Ça i keni gjithë këto sulme

0
68

Këngëtarja Leonora Jakupi u ka dalë në mbrojtje dy shqiptarëve të Kosovës, të cilët u kapën nga radarët e policisë në aksin Fier-Vlorë, me shpejtësi të frikshme prej 225 km në orë, teksa drejtonin mjetet e tyre luksoze ‘Lamborghini’ dhe ‘BMW.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja shkruan se ata po sulmohen shumë, pasi janë kthyer në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare por edhe atyre zviceriane.

Ç’keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo po parkohen keq, s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj,” shkruan ajo në Instagram. “A mos jemi ne më të mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brumë i njëjtë? Lërini njerëzit, le të kënaqen në vendin e vet. Tek e fundit, secili paguan për gabimin e vet. Gëzuar Diasporë!”-shkruan Jakupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here