Puthi stemën e Realit, tërbohen tifozët e Bajernit me Alabanë

0
52

“E neveritshme. Pas 12 vitesh te Bajerni, ai puth stemën e Realit. Nëse do të shkruaja atë që po mendoj, do të ma bllokonin profilin menjëherë.

Puthja e stemës është bërë normale në futboll sot. Sa i përket biznesit, kuptohet si veprim. Por për romantikët e futbollit, kjo është një sjellje që nuk shkon.

Mirënjohje për gjithçka ka bërë për Bajernin, por prandaj nuk do të na mungojë…”. Janë vetëm disa nga komentet e tifozëve të zemëruar të Bajernit në rrjetet sociale, pas prezantimit të ish-mbrojtësit të tyre David Alaba në “Bernabeu”.

Austriaku puthi stemën e fanellës së Realit gjatë prezantimit, duke shkaktuar një valë zemërimi te mbështetësit e ish-skuadrës së mbrojtësit austriak.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here