HISTORIKE! Kosova lë gjurmë në “Tokyo 2020”, Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në finale dhe fiton medaljen e artë

0
79

Kosova mund të jetë një shtet i ri, por ky fakt nuk e ka penguar aspak që të marrë në Japoni medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e këtij vendi, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”.

Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mban lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki

Pa dyshim që një meritë shumë të madhe në këto suksese të xhudos së femrave të Kosovës ka trajneri Driton Kuka.

Gjithsesi, Kosova vazhdon të thyej rekorde sa i përket këtij sporti dhe në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, duke arritur të sigurojë në dy olimpiadat e fundit, dy medalje ari.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here