Njohja e patentave shqiptare në Itali, ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0
85

Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë përtej Adriatikut, të cilët kërkojnë që edhe tu njihet patenta.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter shkruhet se marrëveshja e firmosur mes dy Shqipërisë dhe Italisë në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik, do të vihet në zbatim shumë shpejt, por është shtyrë për shkak të disa problemeve teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre,”- shkruhet në njoftim.

(F.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here