Rakacolli e pranon: Delta qarkullon lirshëm në Shqipëri, ja çfarë do të ndodhë me masat kufizuese!

0
64

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe shefja e Task-Forcës anti-Covid, Mira Rakacolli pranoi sot se varianti indian i koronavirusit, ‘Delta’, qarkullon gjerësisht në Shqipëri.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve këtë të hënë, Rakacolli tha se prania e mutacionit ‘Delta’ në vendin tonë është vërtetuar zyrtarisht nga laboratori në Berlin.

“Është vërtetuar zyrtarisht nga Berlini dyshimi i ISHP për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri. Kampionet në këtë laborator u dërguan nga disa rajone të vendit gjë që tregon që virusi qarkullon gjerësisht në Shqipëri”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat kufizuese për shkak të situatës nga koronavirusi, edhe pas konfirmimit zyrtar se në vendin tonë qarkullon varianti indian i Covid-19, i njohur si ‘Delta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here