OSBE: PS presionoi qytetarët, përdori paratë e tërmetit, administratën dhe patronaxhistët për vota. PD ngriti SMV-të, Meta bëri fushatë. Nuk pati transparencë, ku e kishin burimin fondet? Gjuhë seksiste

0
66

“Qytetarët u vunë nën presion për të votuar për patinë në pushtet, Partia Socialiste keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota”, ky ishte përfundimi i raportit 36-faqësh I OSBE-së, skuadra e të cilës vëzhgoi fushatën elektorale të 25 prillit dhe vetë ditën e zgjedhjeve.

Përveç atyre të përmendura më lart, OSBE thekson qartë se burimet nga terreni i kanë mirëinformuar për dhënie të paligjshme lejesh ndërtimi, sërish nga partia në pushtet, në këmbim të votave. Të gjendur përpara presionit, qytetarët sipas OSBE-së dhe vëzhfuesve ndërkombëtarë u dëtyruan të votonin për PS-në.

Në raport nuk lihet pa përmendur dhe mundësia e përdorjes së grupeve kriminale në zgjedhje. Kjo nënkuptohet kur OSBE shkruan për ‘disa grupe të rinj kontrollonin zonat, mbanin shënim emrat e votuesve, si dhe u ndihmuan nga komisionerët’. Sipas raportit të OSBE-së, partia në pushtet ka pasur avantazh gjatë gjithë kohës së fushtës elektorale dhe jo vetëm. Në raport theksohet se ka pasur dhe keqpërdorime të fondeve në administratë. Gjithashtu nuk lihen për përmendur edhe pretendimet për blerjen e votave që nga partitë politike ishin të shumta gjatë fushatës dhe që për to janë hapur dhe hetime.

OSBE bën thirrje që çdo pretendim për blerje votash të shqyrtohet me prioritet dhe të dënohen shkelësit. Ngritja e Sktrukturave për Mbrojtjen e votave nga Partia Demokratike është përmendur gjithashtu në raport. OSBE shkruan se kjo ishte e paligjshme, pasi askush nuk mund të krijojë struktura policore krahas atyre shtetësore, por që vetë ky i fundit nuk ia doli të mbronte qytetarët. Skandali i patronazhistëve përmenet gjithashtu. Rrjedhja e të dhënave të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, raportohen si një shqetësim serioz për OSBE-në dhe një skandal që i ka bërë votuesit të prekshëm nga presioni.

Fjalori i përdorur në fushatë është komentuar si seksist dhe bullizues nga OSBE, referuar videove që kanë përdorur kryesisht partitë kryesore të vendit, ajo PS dhe PD. Sipas ndërkombëtarëve, liderët u përqëndruarn më shumë tek vetja e tyre në fushatë dhe jo tek mesazhi që duhet të jepnin tek qytetarët. Në fushatë, sipas OSBE-së ka marrë pjesë edhe vetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kundërshtoi partinë në pushtet, Partinë Socialiste.

Karantina 14-ditore e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë më 19 prill për të gjithë qytetarët shqiptarë që futeshin në vendin tonë ka penguar shumë prej tyre që të ushtronin të drejtën e votës. OSBE përmend kërkesën e LSI-së për anulimin e saj por shton se ky urdhër u vu në zbatim, shumë më para se të botohej në fletoren zyrtare dhe të njihej ligjërisht. Fondet ishin gjithastu të dyshueshme për OSBE-në. sipas raportit, garuesve nuk iu kërkua të paraqesnin raporte financiare para ditës së zgjedhjeve, duke kufizuar kështu transparencën dhe aftësinë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar bazuar në njohuritë e burimet e fondeve të fushatës.

Edhe mbulimi në media për partitë politike ishte gjithashtu problem për OSBE-në. sipas vëzhguesve, ka qenë Partia Socisliste ajo që ka pasur një raportim më të gjerë, por që është ndihmuar edhe nga vetë Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila sipas OSBE-së nuk ka qenë e aftë të bëjë një vëzhgim të hollësishëm dhe të marrë masa në lidhje me këtë gjë. “Për fat të keq, nuk u organizua asnjë debat televiziv midis udhëheqësve politikë,”- shton OSBE.

Zgjedhjet parlamentare sipas raportit, u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore, por një numër rekomandimesh të ODIHR dhe Komisionit të Venecias nuk u morën parasysh, përfshirë ato që lidhen me de-politizimin e nivelit më të ulët, komisionet zgjedhore, të drejtat e votimit të personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësia penale për shpifje dhe përdorimi i materialeve të fushatës në lajme.

Gazetarët kanë qenë të prekshëm nga presioni dhe korrupsioni, shkruhet në raport. Në fund, OSBE rekomandon që të rishikohet kuadri ligjor në mënyrë që shteti tu garantojë qytetarëve të drejtën për zgjedhje të lira, çështja si shit-blerja e votës duhet që të ndiqen penalisht si dhe duhet që të sigurohet privatësia e të dhënave personale të qytetarëve.

(F.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here