Horoskopi per daten 28 Korrik 2021!

0
67

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Yjet janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve gjatë ditës së mërkurë. Por nuk mjafton të prisni që gjithçka t’ju vijë prej astrave.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Me Mërkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë. Mos lini pas dore një punë tashmë të filluar.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorin më delikat, atë të dashurisë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, ndoshta pas një dite jo edhe aq të mirë të së martës por mos u ligështoni, sepse energjitë e duhura do t’jua sjellë Marsi i zjarrtë në shenjë këtë të mërkurë. Me shëndet, mirë!

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dita e mërkurë pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse Marsi mund t’jua errësojë disi prishmëritë. Sidoqoftë, situata është e volitshme për të ndërmarrë nisma edhe në planin sentimental.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Përgatituni për një ditë shumë intensive, pasi Mërkuri në shenjë stimulon pikërisht aspektin e punës, ndërkohë që humori juaj do të jetë alternativ, për shkak të Hënës tekanjoze.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Edhe pse mund t’ju duket se nuk do të arrini atë që mendoni, mos u tërhiqni, sepse pikërisht në finish nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve. Raporte të tendosura me partnerin/en.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Jeni dhe do të vazhdoni të jeni shumë të nxituar edhe këtë periudhë, për arsye se keni Marsin marramendës mbi kokë. Evitoni zgjidhjet drastike në një çështje të koklavitur me partnerin.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në pritje të hyrjes së Mërkurit në shenjë, më mirë të prisni dhe të reflektoni, sesa të merrni vendime për të cilat shumë shpejt mund të pendoheni. Merruni më shumë me problemet vetiake.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Kuadri yjor është i favorshëm, sidomos në pjesën e dytë të ditës së mërkurë, por duhet të tregoheni më aktivë në mënyrë që të arrini maksimumin. Mund t’ju vijë një propozim i ri.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Një përshpejtim i menjëhershëm i ritmeve tuaja mund t’ju zërë disi në kundërkohë, por do të jetë shumë i dobishëm sepse do të konkludoni një punë. Interesante duket të jetë fusha sentimentale.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Edhe pse do të jeni shumë të impenjuar dhe ndoshta më shumë se në një drejtim, fusha më interesante për ju e mërkura mbetet dita e dashurisë, për shkak të një Afërdite shumë pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here