“Ngele duke kënduar në dialektin e Kosovës”, Elvana i përgjigjet kritikave

0
86

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi i cili e ka kritikuar për përdorimin e dialektit geg në këngët e saj.

Së fundmi Elvana ka publikuar disa foto të shkëputura nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

Pikërisht në këto foto i është bërë dhe komenti dhe mesa duket i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë. “A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here