Këngëtari mban fjalën / Capital T rikthen sërish kryqin në videoklip : Pa dallime fetare, shijojeni këngën

0
198

Këngëtari Capital T u kritikua nga fansat për projektin e tij të ri të titulluar” Buzëqeshje” për heqjen e kryqit të Kishës së Shkodrës në klipin e këngës.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’ Capital ka njoftuar fansat se klipi i këngës është rikthyer ashtu siç duhej të ishte dhe pret që ta shijojnë. Ai iu ka kërkuar ndjesë të gjithëve dhe ka njoftuar se tashmë kryqi është kthyer në klip.

“Klipi ‘Buzëqeshje’ është kthyer në versionin origjinal të tij pa gabime edhe me kryqin në vendin e tij. Edhe njëherë kërkoj falje për situatën e krijuar. Shumë respekt dhe dashuri për të gjithë shqiptarët e mi anë e mbarë botës, pa dallime fetare apo të asnjë lloji tjetër, shijojeni këngën“, ka shkruar Capital T.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here