Qeveria injoron Gjykatën! Veliaj flet nga Tokio: Teatri s’ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli, s’bie ndesh me ‘Kushtetuesen’

0
122

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të truallit të Teatrit Kombëtar. Në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike, Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa. Ndaj edhe shtoi se vendimi i Këshillit të Ministrave, nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është vetëm trualli jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet. Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë,”- tha Veliaj.

Dje, trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës! Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here