“Pse i nënshtroheni turistëve prej Serbisë” – pyet Buzhala

0
63

Çdo vit që kalon, pushuesit serbë që frekuentojnë bregdetin e Shqipërisë po bëhen më të shumtë. Në anën tjetër dihet se bregdeti i Shqipërisë është destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës, që i kanë dhënë formë të ashtuquajturit “turizëm patriotik”.

Por mikpritja që serbët gjejnë në hotelet e Shqipërisë kur vijnë me pushime, po shihet disi me skepticizëm nga pushuesit e Kosovës, ku plagët e luftës nuk janë shëruar ende.

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një video që sipas tij tregon një hotel në Gjirin e Lalzit. Në orët e mbrëmjes hoteli ushton nga muzika serbe. Pushuesit serbë po dëgjojnë Cecën dhe volumi është në maksimum, aq sa këngët dëgjohen në të gjithë zonën përreth.

Kjo skenë e ka ngacmuar Buzhalën, që ngre pyetjen, nëse ia vlen t’i “nënshtrohesh” 100 turistëve serbë, duke ofenduar qindra mijëra turistë të Kosovës? “Pse Cecën e jo Shkurte Fejzan?”, pyet gazetari, ndër rreshtat e të cilit vihet re habia dhe keqardhja, për dallimet mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës kur vjen puna te Serbia.

Statusi i plotë

Gjiri i Lalezit

Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves? Vec po du me e dite pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza?

Ka mundesi more qe s’jemi vllazen? Po get Vucici ia kish dhane Rames CD’ne ne Shkup. I kish thane nese m’ki dost shko leshoje dikund ne deti…

https://youtube.com/shorts/COA600mpUq4?feature=share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here