Neymar “lëshon” bark, tmerrohen tifozet e PSG-se

0
76

Neymari është duke e shijuar dukshëm pushimin veror, por duket sikur ka shtuar peshë në prag të fillimit të sezonit të ri.

Pasi nuk ia doli ta fitojë titullin e kampionit në Francë në duel me Lille sezonin e kaluar, PSG-ja u mposht nga Lille edhe në garë për një trofe tjetër, Superkupën e Francës.

Ajo humbje 1:0 të dielën, përveç tjerash, ua ka rritur shqetësimet përkrahësve të PSG-së.

Pesha trupore e Neymarit

Disa lojtarë njihen për shtimin e peshës trupore gjatë pushimit veror dhe shembulli më i përkryer është Eden Hazardi i Real Madridit.

Por Neymarit i janë publikuar disa fotografi ku ai shihet plotësisht jashtë formës trupore dhe me peshë të shtuar.

Neymari e nisi pushimin veror me vonesë për shkak se ishte në zënë me Brazilin në Kupën e Amerikës muajin e kaluar.

Dukja e tij i ka shqetësuar shumë tifozët e PSG-së, pasi ata nuk janë mësuar ta shohin në atë gjendje yllin e skuadrës së vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here