Pas deklarates se Yuri Kim, Sali Berisha njofton konference per shtyp

0
127

Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Berisha ka bërë me dije se dëshiron që të japë një lajm për mediat, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! sb,”-shkruan Berisha.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim jashte selise blu dha një sinjal të fortë për liderin historik të kësaj force politike, duke i vënë ultimatum Bashës. Ajo u shpreh se PD duhet ta mendojë mirë, pasi një parti s’mund të hajë bar për hir të një deputeti, duke mos e përmendur me emër ish-kryeministrin. Berisha, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, pak muaj më parë u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here