Messi largohet nga klubi i Barcelones

0
77

Është zyrtare tashmë, lojtari më i mirë në botë do të largohet nga Barcelona, aty ku luajti plot 16 vite.

Klubi i Barcelonës dhe 6 herë fituesi i Topit të Artë nuk kanë gjetur marrëveshjen mes tyre për rinovimin e kontratës, që sipas mediave është penguar nga kriza pandemike.

Lionel Messi tashmë është një lojtar i lirë dhe mund ta zgjedhë vetë klubin ku dëshiron të luajë në vijim, gjë të cilën në fakt e kishte paralajmëruar verën e kaluar pas përplasjeve me ish-presidentin Bartomeu.

Do të jetë e vështirë për futbolldashësit mbarë botën të shohin ‘Pleshtin’ me fanellën e një klubi tjetër, por mbi të gjitha do të jetë dhimbje koke për tifozët e Barcelonës që tashmë duhet të ecin përpara pa njeriun që i bëri të fitonin gjithccka si askush tjetër më parë.

Tashmë Barcelona e disa viteve më parë thuajse është shkrirë e tëra, teksa Xavi dhe Iniesta janë pensionuar, ndërsa Messi, Suarez dhe Neymar u detyruan të largoheshin nga klubi, i cili pati fatin të përjetonte periudhën më të artë falë këtyre lojtarëve.

34 vjeccari argjentinas konsiderohet futbollisti më i mirë në botë, teksa ka arritur të fitojë 6 Topa të Artë, 4 Champions League, 10 La Liga, 1 Kupë të Amerikës, etj., si edhe dhjetëra ccmime individuale.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here