TKZ ultimatum Bashkise se Korçes: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!”

0
84

Grupimi i Tifozave Kuq e Zi përmes një reagimi i ka bërë thirrje bashkisë së Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës ku i pranishëm do të jetë edhe këngëtari serb Bregoviç.

Ata shkruajnë se kanë marrë shumë kërkesa nga anëtarët e tyre nga gjitha trevat që të ndalojnë̈ me trupat e tyre paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Ata shtojnë se serbët nuk i transmetojnë këngët shqiptare dhe artistët shqiptarë, prandaj para këtij racizmi shtetëror që iu bëhet shqiptarëve nuk do t’i mbyllin sytë̈.

“Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës. Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë̈ me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës. Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje.

Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë̈ artist shqiptar të performojë në ndonjë̈ festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë̈ transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë̈ shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë̈. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës. Kjo është thirrja e fundit!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here