Erion Veliaj: Kush nuk vaksinohet, i ndalohet hyrja ne stadiume dhe koncerte

0
86

“Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve”! Kështu deklaroi sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë vizitës në familjen Trimi në Ndroq, banesa e së cilës u rindërtua pas tërmetit.

Erion Veliaj foli për një rregulli të ri lidhur me Covid-19 teksa u shpreh se vaksinimi do të jetë kusht për të qenë pjesë e ndeshjeve të futbollit apo koncerteve të ndryshme.

“Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar.

Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here