Frederik Ndoci reagon ashpër për Bregoviç

0
177

Edhe këngëtari Frederik Ndoci është bërë pjeë e debatit për këngëtarin serb Goran Bregoviç si pjesëmarrës në festivalin e birrës në Korçë.

Këngëtari shkodran shkruan se në Beograd ndalohet të performojnë artistët shqiptarë, kombëtarë apo ndërkombëtarë.

“…nuk e mendoj se ne duhet të heqim brekët vetëm ne për hir të artit apo joluftënxitjes ballkanike”, shkruan ndër të tjera Ndoci, duke theksuar se në qytetin e Korçës ai është ftuar vetëm një herë gjatë jetës së tij.

Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:

Ne fakt arti asht art dhe armiqesia mbetet armiqesi.

Zoti predikon paqe.

Ma shum popull dhe debat ne Shqiperi mbledh Bregoviç se dhurata qe ka marr si dhurate nga kryetari i bashkise asokohe, “çelesi i Tiranes” qe mban tash afro 20 vjet.

Si muzikant asht thjesht i talentuem dhe predikon shpesh extremet e vulgut permes muzikes ballkanike (ne fakt me shumice mode dhe link ilirikum arberore albaneze)

Nuk krahasohet ne asnji planet tjeter si jazz-ist me ikonen ton Markelian Kapidani….por Bregoviç asht artist e krijues ma i mire se 96% e tan moçalit muzikor te shkaterruesve te artit shqiptar pas viteve 1990.

Nuk e di ne se Dua Lipa Rita Ora Ava Max Beberexha etj, kerkojn ma shum € per nje koncert se Bregoviçi

Mendoj se raporti asht me siguri (1=100$)

Predikatoret e paqes shpesh duken provokator, dhe provokatoret e luftes ose nacionalistet shpesh shfaqen me te kulturuar se profetet.

Askush nuk e mendon se muzika sjell ne shpirtra te lenduem ma shum paqe se mijera fjalime liderash dhe nacionalistash.

Perderisa neper sheshet e Beogradit nuk debutojn asnjeher artistet albanez internacional dhe nacional, nuk e mendoj se ne duhet te heqim breket vetem ne per hir te artit apo joluftenxitjes ballkanike, ndersa ata (pala tjeter) te gjejne popuj apo etni qe pasi i kan dhunuar, te vazhdojne perdhunimin shekullor, sepse pikerisht ne nuk kemi qetesi pa na dhunuar ne perjetesi…

Korça e artit me ka ftuar vetem nje her ne vitet 2016 per nje koncert, dhe sipermarresi ishte Niko Peleshi.

Qysh para 1990 kjo ishte ftesa e vetme qe korçaret me bene. Ndersa nje her ne jav shkodranet me luftenxites apo artdashes qe pas 1990 ftuan dhe thrrasin te gjith artistet korçar.

Ndoshta korça e rrethinat E kan te veshtir te kuptojn artin tem… ma shum se artin e bregoviçit.

Disbalanca ne mes te kuptuarit dhe te urryerit asht pune gramature…por asht mjerim shpirteror.

Sepse nuk ka art te keq.

P.S.

Posht Bregoviç

Rrnoft Markelian Kapidani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here