“Robi plaket kur don vetë”, Hygerta Sako ka ditelindjen mbush plot…

0
108

Edhe pse në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo u shpreh se nuk i pëlqente që njerëzit vazhdonin ta identifikonin si “Miss Shqipëria”, është e vështirë ta “ndash” Hygerta Sakon nga titull pasi vijon të jetë po aq e bukur sa në 1995-n, vit kur edhe rrëmbeu kurorën e më të bukurës në vend.

Madje nëse do ta krahasonim sot edhe asokohe, me siguri nuk do të gjeni ndonjë ndryshim të madh, por moshën nuk mund ta fshehësh dhe Hygerta këtë gjë nuk e ka bërë kurrë. Sot ajo feston datëlindjen, e si gjithmonë ka gjetur mënyrën më të këndshme për të zbuluar vitet që ka.

Ajo ka postuar disa foto në në Instagram disa foto të saj, në të cilat shihet e veshur me një bluzë në të cilën lexon: ”Vajzë ti e bën 44-vjetorin të duket kaq bukur”, të cilave u ka bashkëngjitur përshkrimin “Robi plaket kur don vetë. Gëzuar ditëlindjen për mua! 44”. Go Albania i uron gazetares edhe 100 vite të lumtura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here