Camp Nou ndërron imazh, hiqet fotoja e Messi-t

0
66

Barcelona ka habitur me veprimin e saj duke hequr ditën e sotme foton gjigande të Mesit dhe lojtarëve të skuadrës në hyrjen e stadiumit “Camp Nou”.

Klubi katalanas ka hequr një foto të madhe të yllit argjentinas i cili mahniti botën e futbollit tek blaugranat nga ku fitoi dhe 6 herë çmimin si “Topi i Artë”.

Mesi pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim tek PSG-ja nga ku do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me një opsion të tretë për rinovim dhe do të përfitojë plot 35 milionë euro neto në sezon.

“Pleshti” largohet kështu nga Barcelona pas 21 vitesh për të vazhduar një aventurë të re në karrierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here