Libra falas për nxënësit nga klasa 1-9, ja kategorite qe perfitojnë…

0
65

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se këtë viti shkollor të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 do të kenë libra shkollorë falas.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas”, njoftoi ministrja Kushi.

Gjithashtu ministrja bën me dije se përfitues të kësaj skeme do të jenë të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

“Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, shprehet Kushi, ndërsa thekson se: “Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta”.

/abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here