O ZOT RUAJE EDHE ATË PAK SHQIPËRI QË KA MBETË!

0
55

Nga Dom Gjergj Meta

O Zot ruaje edhe at pak Shqipëri që ka mbetë nga babëzia e njerëzve që e kanë shky e hangër ndër vite!

Ruaje edhe at pak vend që na ka mbetë nga pangopësia e hienave që kanë uzurpuar Shqipërinë e çdo ditë e zhvasin pa mëshirë tui na thanë me propagandën e tyne se po e bëjnë për të ardhmen e saj.

Ruaje kët copë tokë e këto filiza pemësh, pasi pyjet me kohë i ka pas hangër nama e zezë e dorës vrastare të njeriut të pangishëm.

Vene dorën tënde o Zot e na ndihmo t’i ndalim këto zjarre që dora e mallkume e qenieve me fytyrë njerëzore, por që s’u ka mbetur aspak arsye brenda tyre, i ka ndezur…

Ki mëshirë për ne e na ndihmo o Zot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here