Imami shqiptar: Po na vijne perforcime nga India dhe Banglandeshi, jane turiste

0
101

Imami i njohur në Tiranë, Ahmed Kalaja ka mirëpritur disa besimtarë nga vendet e Lindjes.

Kalaja, i lumtur thotë se vendi ynë tashmë “po vizitohet nga ana e anës”, ndërsa thekson se sipas tij bëhet fjalë për turistë.

Ai në rrjetet sociale ka postuar edhe fotografitë me mysafirët, ku bien në sy komente nga shqiptarë të alarmuar, pasi kemi të bëjmë me një temë të ndjeshme, ndërkohë që shpesh është folur për ardhjen në vendin tonë të mijëra emigrantëve nga këto vende.

Një komentuese me ironi e pyet: “Nga do i bëjë pushimet? Në Dhërmi apo në Jalë?”

“Kur na largoni ne, do ju duken mjalt këta të shkretë”, i shkruan dikush tjetër.

Ndërsa një komentues i konfuzuar pyet “Për çfarë përforcimesh bëhet fjalë?” të cilës Kalaja i përgjigjet: “Turistë”.

dherh5rh4h4h
gerh4rh4rh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here