SERREQI NJI LAGJE E SHKODRES ME TRADITA

0
198

Nga Luke Luka

Lagja Serreq (0se Sarreq), asht nji nder lagjet e vjetra, me tradita te hershme e te reja te qytetit tone.

Ishte e perbame krejtesisht me popullsi katolike, te cilet zune vend aty, ardhe prej katundeve fushore e ma pak edhe prej malesive. Per kete deshmojne mbiemnat e shume familjeve si Zojzi, Suma, Kakarriqi, Nenshati, Bushati, Ashta, Shoshi,Kodheli, Shllaku, Vjerdha, Fishta etj , , te pasume prej familjeve tjera si Kromiçi, Tedeschini, Laca, Kiçi, Vasija, Gera, Gjeluci, Çoba, Pali, Gjonej, Jakova, Bufli, Shandeda, etj.etj.

Ne qender te Serreqit, ka kene nji ure me hark nen te cilen kalonte nji vije uji, qe vazhdonte deri ne derdhje ne lumin Kir.

Ndertimi i shtepive ne qender e ne rrugica, simbas nji planimetrie rrugore, te ban me mendu se ne mes tyne qe kane punu, ka pase mjeshtra me mend e urbaniste te zot!..

Paralelisht ketu kleri katolik ndertoj institucionet e tij si; Kishen e Madhe, argjipeshkevine, dy kuvende te murgeshave dhe disa godina per veprimtari kulturore. Te paret e kesaj lagje nuk kane kene te pasun. Ata kane kene kryesisht artizane me dyqanet e tyne si berbere, kepuctare, kasape, furretare, teneqexhije, shitesh ushqimesh etj.etj…

Ketu shquheshin ma shume mejhanat, te cilat frekuentoheshin prej shume lloj njerezish te mire e te keqije si dhe pijanece e vagabonde.
Ishte e pamujtun qe ne çdo rrugice te kesaj lagje, te mos kishte nji humorist, nji bejtaxhi, nji hordhekxhi e nji tarakçi per pije e raki e per dashni!….por ama kishte edhe zotni , murgesha si dhe kontesha (zoja curani – nji spanjole)…!..

Ne librin e tij ” Si e njoh Shkodren” K. Shtjefni tregon se tek hallvaxhija ne Serreq, shkonte çdo dite Valija i Shkodres, te cilit i ruhej karrika e posaçme, me pi shirup e hallve te bardhe. Ndersa tek mejhana e te quejtunit Zhivko Stugari, cdo dite rrinin bashke kater shoke; Bishderri, Uka, Hila i Files e Kepi, qe banin lojna te ndryshme ( te fortit e lagjes)!. Askush nuk i kundershtonte se gje te belane me to!….

Tregojne se shoket, njihere,Bishderrin e rrejten se do ta martonin me nji vajze te bukur. Dhe ky,(me kene se ne ate kohe nuk ishte zakon me e njofte vajzen ma perpara), e mori me gjithe mend e bani pergatitjet per dasem. Diten e dasmes, Hila i Files u vesh si nuse dhe me qerre simbas zakonit, e çuen ne shtepine e Bishderrit.

Nisi kanga e vallja, rakija e mezja pa kursim. Mbasdreke, si pine e u dejen, Hila i Files zhveshi teshat e ” nuses” e veshi brakushet e medhaja e kesulen e kuqe e doli tuej kercy kamsharavelin (si napoloni sot)!…Bishderri plasi prej zemrimit, por nuk kishte çka me i ba shokeve te tij…

Por prej familjeve te Serreqit dolen njerez te squem ne shume fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures ,sportit etj.etj. Keto u bane te njoftun ne qytet, ne mbare vendin e ndonji edhe jashte!..
Ne shtepite e kesaj lagjeje ruheshin relike te rralla e me vlera.

Tef Curani, historian, ekonomist, burre shteti (autor i librit historik “T’ndodhunat e Shqypnise”), dy here minister i financave ne shtetin e ri shqiptar , ruente ne shtepine e tij (Shtepi teper karakteristike ne Serreq-sot e degradume), portretin e Skenderbeut, pikture e piktorit italian Gentile Belini (1430 – 1507)!..

Nji shtepi tjeter e bukur me veshje mermeri e me nji oborr ne hymje si tunel me lule, ishte edhe ajo e Mark Kakarriqit (qe u ba simbol edhe kur per shume vjet sherbej si shtepi pionieri). Ne kete shtepi ruheshin shume piktura ku nder ma te fashmet ishte piktura ” Cifuti shetites” e Rembrandit.

Shtepi tjeter karakteristike e lagjes ishte edhe ajo e spanjolit, ku per disa vjet aty ka sherby e jetu nji doktor spanjol.
Numri i figurave te njohuna ne kete lagje asht i madh.
Le te kujtojme disa qe i dhane emen e fame lagjes:

Kompozitoret i pari, majemali i muzikes Prek Jakova si dhe Zef Çoba, regjisoret Andrea Skanjeti e Tef Krroqi, ministri i financave Rrok Gera, etnologu Rrok Zojzi, fotografet D.Jakova e A.Nen shati, skenografi Lec Fishta, Roza Kakarriqi e para femen qe mori pjese ne aktivitetin teatral, aktoret Antonjeta Fishta,Ida Kraja,Ndrek Prela,Gjon Karma,perkthyesi i Iliades Pashko Gjeçi,avokat Tedeschini,mjeku Mark Mirashi, parodisti Gjosho Vasija ,futbollistet Simon Deda, Kolec Kraja,Lin Shllaku,Paulin Ndoja e Lek Koçobashi, volejbollistet A .Gjoni e M.Krroqi etj.etj. e sa in strumentiste e kangetare me perfundu me Rrikun e motrat e tij!…

Per Serreqin(fragment) Fabian Çoba shkrunte;
Shkodra e Filip Shirokes
Shkodra e Migjenit te ri
N’ Serreq kafja e Dodokes
e lopet e Gjelucit tuej kthy ne shpi!..
Rreshajte, krezmimi i femijeve , Serreqi ne feste, Marubi me aparat, katedralja mbushun me gezimin e femijeve me bec e sahat!..

Ne foto Serreqi i vjeter!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here