Bledian Koka: Rama dhe Basha servilë të Kim!

0
62

Gazetari Bledian Koka i ka komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe të kryedemokratit Lulzim Basha si servilizëm ndaj ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, duke u shitur si humanist të mëdhenj dhe duke përdorur mikpritjen shqiptare.

Në një postim në Facebook, Koka shkruan se ndryshe nga këta të dy, ish-kryeministri Sali Berisha ka strehuar më herët këdo kë ishte nevoja pa e shprehur publikisht nëpër rrjete sociale detyrimin dhe solidaritetin në raport me SHBA e NATO-n.

Reagimet e Ramës dhe të Bashës, sipas Kokës, janë tentativa bajate e një regjimi që tenton të bëjë të bukurin shejtan në kurriz të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Ndryshimi. Sali Berisha i strehoi edhe ujguret edhe iranianet edhe kedo kishte nevoje si vetedije lidershipi, e beri kete pa zhurme e pa u qurravit publikisht neper rrjete sociale per “detyrime” e “solidaritet” fals ne raport me SHBA e NATO-n.

Ndersa kryeministri 1 (Rama) e kryministri 2 (Basha) i Shqiperise jane vetem dy bythepambuke e servilë te Juri Kimit, qe ne piken e hallit mundohem te shiten si humaniste te medhenj, pikerisht ata qe e kane braktisur de-fakto Shqiperine e shqiptaret, njeri si “kryeminister” e tjetri si pengmarres i Opozites.

Po qe per detyrime ndaj NATO-s e SHBA-se, Shqiperia e lodhur i ka kryer detyrat e veta me misionet e saja ushtarake ne Kabul e Herat, e per kete kemi dhene edhe disa jete ushtaresh, drite paste gjaku i tyre. Shqiperia duhet ta beje pjesen e vet me zyrtaret afgane qe rrezikohen nga terroriste talebane, kjo nuk duhet te jete ne diskutim.

E vetmja gje qe nuk kaperdihet eshte tentativa bajate e regjimit Rama-Luli qe tenton te beje te bukurin shejtan ne kurriz te Shqiperise duke u mburruar me nje nga vlerat me te perndritura (mikpritjen e shqiptareve) qe asnjeri e aq me pak tjetri e perfaqesojne. p.s…pushime te mbara patriota!

Talebanët janë drejt pushtimit të Afganistanit, pasi ditën e sotme kanë filluar të hyjnë edhe në Kabul, të vetmin qytet që ishte në duart e qeverisë. Ky sulm vjen ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Ishte po SHBA ajo e cila kërkoi nga Shqipëria dhe shtete të tjera mundësinë e strehimit të civilëve afganë, dhe kapacitetet pritëse të tyre. Shqipëria ka dalë pro, bashkë me të edhe Kosova.

(F.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here