Erion Braçe shpjegon konceptin e besës së shqiptarit,qytetaret “e bejne për nji lek”: Ju shperblefte Zoti me te pakten nji dhenderr Afgan ne familje!

0
130

Qytetarët kanë bërë ‘për një lek’ zv.kryeministrin Braçe teksa ai ka postuar një status në Facebook duke shpjeguar konception e besës, kur në vend pritet të mbërrijnë qindra afganë.

Ndërsa ai ngre lart ish-kryeministrin socialist Nano e atë të tanishëm Rama për lidershipin e tyre, qytetarët e quajnë Braçen të pafytyrë ndërsa i thonë se ai dhe qeverisja socialiste e kanë helmuar vendin me drogë, e kanë kthyer vendin njësoj si Afganistani duke detyruar qindra mijë shqiptarë të largohen.

Braçe shkruan në statusin e tij se Shqipëria ka qenë pjesë e koalicionit më të madh kundër terrorit në Afganistan në krah të njerëzve të zakonshëm e vlerave unike shqiptare si solidariteti, mikpritja, strehimi e besa.

Qytetarët i janë kthyer bnumrit dy të qeverisë duke i shkruar se edhe talibanët i kanë zili qeveritarët e Shqipërisë duke enditue qindra komente nën postimin e tij.

Statusi i Braçes

“#Besa

Nga 2001 ne 2021, nga Fatos Nano tek Edi Rama, te kthjellet, te qarte, te vendosur kunder talibanizmit si politike, si qeverisje, si kulture; kundrr terrorit, dhunes, vrasjes si instrument frike e pushteti; pjese e koalicionit me te madh ndonjehere kunder terrorit ne Afganistan; pjese e luftes ne terren dhe me deshmore atje; ne krah te njerezve te zakonshem e vlerave unike shqiptare si solidariteti, perkrahja, mbeshtetja, mikpritja, strehimi, besa! Keta jemi ne!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here