Uefa denon Vllazninë, kjo është shifra e “majme” që do paguaje klubi shkodran

0
88

Këtë sezon Vllaznia ishte pjesë në Conference League. Skuadra shkodrane arriti deri në turin e dytë, duke u eleminuar më pas nga AEL Limmassol. Tifozët kuqeblu e mbështetën me gjithë zemër skuadrën, por në të njëjtën kohë adrenalina e shkodranëve bëri që klubi të marrë një “shuplakë” nga UEFA.

Drejtuesit e Vllaznisë do duhet të paguajnë plot 27 600 euro si ndëshkim për hedhjen e shisheve në fushë (19 600 euro) dhe bllokimin e shkallëve të stadiumit (8000 euro), që është parë gjithashtu nga delegati dhe është konsideruar shkelje.

Kjo shumë i shtohet edhe 10 700 të tjerave, të marra në ndeshjen e kthimit në Shkodër ndaj Siroki Brijeg dhe 5 mijë të marra në ndeshjen e parë në Bosnje. Kështu, në total Vllaznia do duhet të paguajë plot 43 300 euro në arkat e UEFA-s. Nënkampionët përfituan 550 mijë euro nga aventura në Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here