Bayern mposht Borussia Dortmund me rezultatin 3-1 për superkupen e Gjermanisë

0
74

Bayern Munich fiton për herë të 9-të Superkupën e Gjermanisë. Skuadra bavareze u përball me Borussia Dortmund në stadiumin “Signal-Iduna Park” duke triumfuar me shifrat 3-1. Një 90 minutësh që u diktua nga skuadra e trajnerit Nagelsman, që merr kështu fitoren e parë që kur është ulur në stolin e kampionëve të Gjermanisë.

Goli i parë do të shënohej në minutën e 41’ nga i zakonshmi Robert Lewandowski, sulmuesi polak goditi saktë me kokë pas topit të dhënë nga Gnabry.Edhe pjesa e dytë nisi nën diktatin e bavarezëve, vetëm 5 minuta nga rifillimi i takimit, Muller do të dyfishonte shifrat.

Borussia Dortmund kishtë dëshirë të bëntë më mirë në këtë takim dhe në minutën e 65’ Marco Reus do të shënonte një super gol duke dhënë idenë se ndeshja u rihap, por nuk rezultoi kështu. Në minutën e 74’ mbrojtja e Borussia Dortmund shkatërron çdo gjë, një gabim në zonë, bën që Lewandowski të shënojë golin e tretë të takimit dhe të dytin personal.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here