Erion Veliaj reagon për zjarrin te “Sarajet”: I qëllimshem

0
69

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu godinën e njohur si “Sarajet” në kryeqytet e cila është e shpallur si monument kulture.

Përmes një postimi në Twitter Veliaj teksa bën me dije se zjarri është vendosur qëllimisht në dy vatra, thekson se pas ngjarjes foli me kryeministrin Rama për të përshpejtuar procedurat e shpronësimit dhe shpalljen muze të godinës.

“Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr sa të bëhet shpronësimi. Nga sot nis regjimi 24-orë roje”, shkruan mes të tjerash Veliaj.

Reagimi i Veliajt: Mbreme ne oren 23h49 Policia Bashkiake prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e Tiranës kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra

Ne mesnate bisedova me Kryeministrin Edi Rama i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!

Ngjarjet do rrjedhin si me poshte: 1. Shpronesim per 18 pronaret (jo te gjithe jane politikane piromane) 2. Shpallje Muze si ish Legata e Pare ne Tirane dhe monument kulture 3. Rikonstruksion dhe hapje per publikun Mirenjohje zjarrfikseve & policise per mbreme!/faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here