Evis Kushi: Anglishtja që nga klasa e parë

0
55

Duke nisur nga ky vit i ri shkollor nxënësit do të mësojnë gjuhën angleze që nga klasa e parë. Ky vendimi është marrë sot nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe ministrja e Financave, Anila Denaj, pasi firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Sipas ministrisë së Arsimit, tashmë anglishtja do të mësohet që nga klasa e parë si dhe do të nisë dhe një trajnim për mësuesit që do të japin këtë lëndë.

Siç bëhet me dije lënda e anglishtet pritet që të jetë dy herë në javë. Në udhëzimin për vitin e ri shkollor kërkohet dhe regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

“Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.’- shkruan Kushi në rrjetet sociale./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here