“Ke shtuar përsëri në peshë”, Fifi revoltohet me ndjekesit: Po ua ha buken?

0
117

Fifi ka reaguar sërish ashpër pas komentit të një ndjekëseje në “Instagramin” e saj personal.

Këngëtarja së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve në Instastory duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë. Mirëpo, disa prej ndjekësve kanë komentuar linjat e saj trupore duke i shkruar se ka shtuar peshë sërish. Një ndjekëse i shkruan:

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”. Ky mesazh e ka revoltuar jo pak Fifin e cila është lodhur nga këto komente. “A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, shkruan Fifi me të drejtë.

Vitin e kaluar ajo u komentua shumë në media për rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi vendosi të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore. Kështu, artistja hoqi plot 15 kilogramë, duke bërë një ndryshim drastik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here