Përfshihen nga flaket Sarajet e Toptanëve në qëndër të Tiranës

0
91

Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Raportohet se zjarri u shua një herë nga zjarrfikësja por, pas largimit të saj u aktivizua përsëri ndërkohë që vetëm qytetarë dhe shërbime të policisë ndodheshin në vendngjarjë.

Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.

Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit te monumenti i kulturës “Sarajet” nuk dihen ende mirëpo sipas dëshmitarëve kanë qënë klientët e një lokali aty pranë që kanë parë zjarrëvënësin teksa ikte me vrap.

Ngjarja pritet që të zbardhen në vazhdim nga grupi hetimor i policisë.

(A.B)/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here