Rëndohet gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo

0
62

Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta grillo, gjendja e të cili është rënduar për shkak të Covid-19 kanë bërë thirrje për ndihmë. Përmes një postimi, kërkohet që çdokush që ka mundësi të kontribuojë financiarisht në një numër llogarie të hapur posaçërisht për këtë rast.

Grillo ndodhet në Turqi në gjendje të rëndë dhe së fundmi mjekët turq kanë vendosur të aplikojnë një trajtim të ri por mjaft të kushtueshëm, duke e bërë të papërballueshme situatën nga familja e gaztearit. Për këtë arsye, por kërkohet dhe ndihma e shqiptarëve.

Kosta Grillo u trajtua fillimisht në një spital privat në Tiranë dhe të të dielën e kaluar pas përkeqësimit të tij, u nis drejt Turqisë.

Postimi:

THIRRJE URGJENTE!!! Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij! Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk. JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO! Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari: Llogaria është në emër të : LEDIA GRILLO KASEM Raiffeissen Bank. Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318. Çdo minutë vlen!!!

(F.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here