Jenisheri: Dua të blej ekipin e Vllaznisë. Fotografi i njohur i bën komentin epik: Vallahi ky skishte leke me blerë …

0
127

Selami Jenisheri hyri në kuvendin e Shqipërisë pas djegies së mandatave nga opozita e bashkuar në vitin 2019.

Nuk ka qenë të pakta rastet ku ai herë pas herë ka bërë deklarata të ccuditshme nga foltorja e Kuvendit, por mesa duket Selami Jenisheri tashmë kërkon një eksperiencë të re pasi i mbaroi mandati si deputet.

“Sot erdha nga Tirana të takoja zonjën V.Ademi për të blerë unë Vllazninë. Po nuk erdhi në Bashki. Do e vë në dijeni me shkrim”, thotë Selami Jenisheri.

Mirëpo, fotografi Agim Rama nuk ja ka ‘përtuar’. Me anë të një komenti në Facebook ai shkruan: “Vallahi ky skishte leke me blere fotografit e veta ne Kuvend e jo me te bleje.ekip futbolli. Po mosha dhe vapa bejne punen e vet…. Suksese Selami Jenishehri ..”/faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here