Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, Baba Mondi mesazh per besimtaret: Uroj dashuri, paqe, mirësi në familjet e të gjithë shqiptarëve

0
67

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Në ditën e nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ai shprehet se uron që të gjithë shqiptarët e njerëzimi në mbarë botën të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.

“Këto ditë janë të gjitha të shënuara sepse ne kalojmë nga një agjërim 10 ditor për dëshmorët e çerbelasë që ranë në fushën ku 72 veta dhanë jetën. Edhe kjo ditë që është viti i ri për fenë islame. Ne bëmë festën e ashures dhe tani po bëjmë këto ditë të shenja në Abaz Ale ku iu lutëm zotit për mirësi dhe dashurinë.

Për të larguar të këqijat dhe për të afruar të mirat dhe të luftojë edhe këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. Ne u lutemi të bëjnë kurban për të mirat tona për të  jetuar në këto ditë të vështira me sakrificë dhe mund për ti përballuar me shëndet të plotë. Njerëzit vijën marrin bekime, shkarkohen nga energjitë negative dhe shkojnë plot gaz e hare në shtëpitë  e tyre për të përballuar përgjegjësitë e kësaj bote të përkohshme.

Kjo është një punë e shkëlqyer që është bërë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në këtë ditë të pelegrinazhit dhe është një ndihmë që njerëzit të vijën sa më lehtë. Ka raste që njerëzit rrinë këtu për 2-3 ditë për të marrë uratë bekim e energji. Plus këtu çdo vit bëhen ndryshime për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që mos të ketë rrëmujë të ketë dashuri, te këtë ujë e të gjithë infrastrukturën për të kaluar disa ditë me gaz e hare e për të marrë mirësinë e këtij vendi.

Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Për hir të pandemisë falënderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës që u vijnë të gjithë njerëzve që kanë nevojë, që janë sëmurë për t’i shëruar. Ata që kanë humbur jetën, zoti i ngushëlloftë, i preftë në paqe me dashurinë e tij. Uroj që të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimi të kenë një paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit në familjet tona, në vatrat tona, në mbarë njerëzimin,”- tha ai.

Mali i Tomorit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here