Përkujtohen 5 Heronjte e Vigut në 77-vjetorin e rënies së tyre,shfaqen simbolet komuniste

0
97

Gjon Bruçi, sekretar i komitetit qëndror të Partisë së Punës i cili në 77-vjetorin e rënies së 5 Heronjve të Vigut ashtu si gjithmonë në të tilla aktivitete nuk harroi që të nderonte me grusht, simbolin e komunizmit.

Madje në bustin e 5 Heronjvë të Vigut, Bruçi vendosi edhe një kurorë me lule shoqëruar me Yllin e Kuq, tjetër simbol i komunizmit dhe me mbishkrimin Lavdi Dëshmorëve, Partia Komuniste e Shqipërisë. Bruçi thotë se Ylli i Kuq dhe Partia e Punës janë nder për Shqipërinë.

Për sekretarin komunist të PPSH Bruçi, Partia e Punës nuk ka bërë asnjë krim edhe pse Enver Hoxha dhe partia e tij moniste për 45 vite masakruan një pjesë të popullit shqiptar, përfaqësues të klerit, klasës intelektuale dhe politike të vendit që kishin mendime ndryshe nga ai regjim gjakatar.

Shfaqja e simboleve komuniste në publik edhe në ditët e sotme vjen për shkak se ende politika shqiptare përmes një ligji apo vendimi zyrtar nuk ka dënuar krimet e komunizmit.

Shqipëria ende nuk është shkëputur plotësisht nga e kaluara komuniste dhe shumë prej atyre që lanë duart më gjakun e shqiptarëve vijojnë të jenë në institucione ashtu siç ende nuk ka asnjë vendim për të ndaluar simbolet komuniste në publik siç ndodh me disa shtete të tjera./starplus.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here