Skender Brataj: Mos neglizhoni, bëni testin nëse keni te vjella dhe diarre

0
75

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë simptomat si të vjella e diarre, pasi tregojnë se kanë variantin Delta të Covid-19.

Në një intervistë për Top-Channel, Brataj shprehet se vetëm brenda një nate mund të shtrohen deri në 16 persoan të infektuar. Ai shton se kush ka këto simptoma, të mos i ngatërrojë me virozën por të bëjë testin.

“Nëse keni të vjella e diarre, mos e neglizhoni duke u justifikuar se është virozë por bëni testin, pasi këto janë shenja të mutacionit Delta. Duke mos u diagnostikuar vini në rrezik 7 deri në 10 persona të tjerë. Çdo 24 orë raportohen shifra në rritje të numrit të të infektuarve, por ata janë më shumë për shkak se njerëzit nuk shkojnë të bëjnë testin. Tregues i rëndësishëm është numri në rritje i pacientëve në spital. Vetëm një natë më pare janë shtruar 16 persona,”- tha Brataj.

Aktuslisht të shtruar në spitalet Covid janë 60 pacientë të infektuar. Për shkak të ardhjes së variantit Delta në vendin tonë, numri i të infektuarve rritet çdo ditë e më shumë. Vetëm një ditë më parë humbën jetën dy pacientë dhe u regjistruan 535 raste të reja. Në total në Shqipëri, koronavirusi ka marrë dy mijë e 475 jetë njerëzish.

(f.m.dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here