Erion Braçe jep dorheqjen: Për çdo gjë ka një fund!

0
213

Erion Braçe ka dhënë dorëheqje nga detyra e zëvendëskryeministrit të cilën e ka mbajtur prej disa kohësh.

Ka qenë vetë Braçe që ka njoftuar për largimin e tij nga qeveria, nëpërmjet një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Braçe shkruan se çdo gjë e ka një fund, ndërsa thekson se ndihet i nderuar që shërbeu për 24 vitet e fundit për njerëzit në nevojë e jo vetëm.

Për të dhënë këtë mesazh, Braçe zgjodhi edhe një video nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit t 2019-ës, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 të vdekur. Nga Thumana, në krah të presidentit të asaj të Kosovës, Hashim Thaçhi, Braçe qetësonte qytetarët pasi në ato momente u regjistruar një tjetër tërmet i fuqishëm.

“Mos lëvizni, mos lëvizni. Mos lëvizni. Asnjë gjë! Ruani qetësinë. Komandat, atje janë njerëzit nën rrënoja. Të zhvendosemi pak atje, se është shtylla. Ju lutem, vendosni për përpara.”, dëgjohet Braçe duke iu thënë qytetarëve. Kujtojmë se Braçe mori detyrën e zëvendëskryeministrit në 28 dhjetor të vitit 2018.

Erion Barçe e ka njoftuar largimin një javë para krijmit të qeverisë së re, teksa një vendim I tillë lë të kuptojë që ai nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri.

Ndërkohhë ujtojmë se Braçe është deputetë dhe rruga e tij në politikë duket se do të vijojë./Opinion.al

Mesazhi i Braçes:

MESAZHI I BRACES
KA NJE FUND!

I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here