Luljeta Bozo: Nuk jap dorheqjen nga mandati

0
99

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetes, të paktën jo për momentin. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Bozo tha se njerëzit merren me shumë theshetheme dhe se atë vetë, e kanë shtruar në spital, e kanë bërë me Covid-19, por e ndjen veten me fat që nuk ka rrjete sociale dhe i merr vesh me pak vonesë këto gjëra.

Deputetja e zgjedhur shton se po pret me padurim që të nisë sesioni i ri legjislativ, por ende nuk e ka të qartë nëse do të hapë ajo seancën parlamentare, pasi siç tregon vetë, nuk e ka marrë një ftesë të tillë.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me thashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vdekur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shqetësohem më pak. Por, kush nuk ka punë do merret me llafe. Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëheqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…Nuk e di a do ta hap unë seancën… kështu më thonë shumë dashamirës këtu në Vlorë ku jam duke bërë pushime, të njohur më thonë, kur do ta hapësh Parlamentin. Unë ende nuk kam marrë një lajmërim për të shkuar në seancë dhe për të më thënë se unë do jem deputetja që do të hap seancën

Ish-pedagogia kërkuese e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, e pyetur për vendimin e shefes së Infektivit për dorëzimin e mandatit, thotë se duhet pyetur vetë e zonja e punës, pasi ajo nuk mund të komentojë një vendim personal.
u
“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin në “News 24” te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, tha zonja Bozo.

Najada Çomo nuk do të jetë pjesë e Parlamentit në radhën e deputetëve. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që tha se Çomo i kishte kërkuar të linte mandatin për tu kthyer në krye të bluzave të bardha të Infektivit për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here