Mbërrijne ne Rinas shtetasit e parë nga Afganistani

0
71

Shtetasit e parë afganë që do të vinin në Shqipëri, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit pas mesnate.

Të pranishme në Rinas në momentin e ardhjes së avionit të parë, kan qenë ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Kim. Ndërkohë, kryeministri ndan pamjet dhe ka një mesazh për ardhjen e tyre.

“Mirëmëngjes pa u gdhirë, dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan kryeministri.

Avioni i kompanisë “ALMASRIA” ka mbërritur në Rinas në orën 03:15 të mëngjersit dhe ka pasur në bordh 121 civilë afganë, mes tyre 11 foshnja. Grupi i parë i nisur nga Kabuli ka bërë një zbritje në Tbilisi të Gjeorgjisë për tu nisur më pas drejt Shqipërisë. Ata janë pritur fillimisht në zonën ushtarake të aeroportit dhe më pas janë larguar në strukturat hoteliere ku do të qëndrojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here