Unë jam katolik, grua myslimane, dy fëmijët e rritur ortodoks, i vogli mund të jetë hebre..

0
188

”2000 afganë që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur”. Po ashtu kreu i qeverisë bëri me dije se nuk ka asnjë shqiptar në Kabul. ”Afganët janë miqtë tanë, nëse duan mund të qëndrojnë në Shqipëri”,-tha më tej Rama për ”CNN”.

Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetëvete, myslimanë që vijën nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mik pritur ata?

Rama: Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime.

Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi.

Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë. Si do të na shohin nëse i lëmë në balte këta njerëz? Çfarë do të ndodh nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar.

Pjesë nga intervista

Çfarë po ndodh në terren me shqiptarët dhe afganët që kanë punuar për ju?

Rama: Dua të përsëris atë që ç’kam thënë disa herë. Ka të bëjë me atë që jemi. Ka të bëjë me atë që jemi anëtare e NATO-s. Kemi bërë përpara sepse kjo është historia jonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka pasur hebrenj. Është kështu sepse në fund të fundit i detyrohemi fëmijëve tanë.

Çfarë nënkupton ky afat për ju dhe për shtetasit shqiptarë, a ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur në Afganistan.

Rama: Jo nuk ka. Jemi gati të mirëpresim afganët që besuan te ne si NATO dhe që ne nuk i ndihmojmë. Është çështje jetë a vdekje për ta dhe është një çështje shumë e madhe për ne si aleancë e NATO-s. Nuk jemi në kohën për të ngritur çështjet që duhet ngritur.

Kjo është koha për të menduar për ata që gjenden midis jetës dhe vdekjes. Shqipëria nuk është nga vendet e pasura, por kemi në kujtesë dhe besojmë që është në nderin e anëtarëve të NATO-s dhe të gjithë kësaj bashkësie vendesh që mbrojnë vlerat që ne qëndrojmë, në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës që kërkojnë liri, trajtim të barabartë për gratë dhe jo vetëm NATO-ja por edhe kjo pjesë e jona e botës bazohet në këto parime.

Është shumë e qartë, jemi sfiduar në një mënyrë të tillë si nuk jemi sfiduar më parë. Jo nga një kundërshtar apo nga një forcë kundër nesh, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë çka i themi botës që jemi. Ky është një objektiv i madh që nuk mund të dështojmë.

Ju folët për historinë tuaj dhe pastrimin etnik, e që keni mbrojtur hebrenjtë. Lufta është NETFLIX, për ne lufta ka qenë reale. Sa refugjatë jeni të gatshëm të prisni?

Rama: Ne qëndrojmë për diçka që është thellësisht e rëndësishme për fëmijët tanë. Ne kemi përjetuar luftën, kemi pasur njerëz të vdesin. Kemi pasur refugjatë lufte në Kosovë që lëvizën në tokën tonë. Ishim në situatë financiare më të vështirë se sot. Ajo nuk na bëri të vdisnim urie, por na bëri më të pasur moralisht.

Sa refugjatë do pranoni?

Rama: Ne thamë se jemi të gatshëm për të pritur njerëz. Për momentin po punojmë për listat që na sjellin dhe numërojmë rreth 2 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë, që po punojmë për të mirëpritur.

A i pranoni në mënyrë të përhershme?

Rama: S’është çështja që ne do i pranojmë në mënyrë të përhershme, por kanuni i parë kishte të shkruar që shtëpia e shqiptarit është e zotit e mikut. Nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë.

Ka një çështje morale që është përparësia numër 1 për ju, por është dhe çështje politike e të gjithë i kthehen refugjatëve që kanë ardhur nga Siria drejt Evropës. Presidenti turk tha që Turqia s’do të jetë magazina e refugjatëve, ç’mendoni për këtë?

Rama: Mendoj që faqja më e ndritur e historisë është faqja që shkroi Angela Merkel duke i hapur krahët këtyre njerëzve të dëshpëruar dhe ajo i shpëtoi nderin Evropës. Ne respektojmë debatet, interesat dhe s’kemi nevojë t’i bëjmë leksione askujt. Çdo të thotë 20 mijë në 5 vite. Unë nuk diskutoj shifrat, është fjala për dispobilitet dhe mungesë dispobiliteti.

Ndoshta se kishim fatkeqësinë dhe mirësinë për të parë çdo të thotë të jetonim në një regjim me talebënt për 20 vjet. Ne ishim afganët që i iknim ferrit që ishim mbyllur për gjysmë shekulli. Vëllezërve tona italianë i dukeshim si alienë, e sot ne jemi të integruar atje, shqiptarët po përfitojnë shumë atje. Asokohe ne kishim nevojë të merrnin dhe morëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here