Rama: Në sytë e publikut dukemi si çakenj

0
62

Kryeministri Edi Rama përpara socialistëve në Asamble pranoi se edhe PS ka kontributin e saj që në sytë e publikut partitë duket si një cirk dhe “klub” çakejsh”.

Duke bërë krahasimin e strukturave, Rama tha se prej 30 vitesh partitë politike duken si në një copë e filmit “Koncert në vitin 36”. Sipas kryeministrit, në vend të parisë në film, është një grup drejtorash dhe shefash që kapardisen nëpër lokale dhe kafene. Rama kërkoi transformim, duke e cilësuar si të domosdoshëm dhe jetik.

“Edhe ne kemi kontributin tonë, ngjajmë në një cirk në sytë e publikut dhe duket si punë çakejsh. Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona me rivalët pasqyra e partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vjetësh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit “koncert në vitin 36’. Në vend të asaj parisë në film kemi një trupë drejtorash dhe shefash që rrethojnë deputetin sapo ju shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë pastaj rrethojnë kryetarin partisë. Ai rreth të privilegjuarish, këtu flas për strukturën keqbërëse, është një nga armiqtë. Një transformim jetik që na duhet medoemos. Shëmbëlltyra e asaj parie të kapardisur nëpër rrugë duhet zhdukur nga sytë e popullor.

Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë që në kemi fatin ta shkruajmë pas dy zgjedhjesh të ardhshme të jetë ngjirur në majën ku na takon, pastaj ta kalojmë stafetën te brezat e tjerë. Padiskutim që një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet nuk vë dot në jetë asgjë nga ato për të cilat është krijuar. Një parti e madhe që lidhet me nj zinxhir humbjesh, por pa i hequr asnjë vlerë makinerisë zgjedhore reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje jo vetëm që i heq asaj një jetësim, jo vetëm që i këput lidhjet e saj me ngrehinë e bindjeve morale, por edhe zgjeron hendekun mes partive dhe qytetarëve jo militantë, sidomos atyre më të rinjve të cilët në një pjesë të madhe sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare, por në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë e më të rinjve është e këecënuar për shkak të zhytjes në mrrokllat që e transferojnë trurin gjetkë do të shkojë duke rënë vota për traditë familjare. Kjo i bën partitë gjithnjë edhe më të huaja dhe qytetarët gjithnjë edhe më indiferentë. Partitë humbasin një funksion bazë që nuk është thjeshtë të fitojnë zgjedhje, por është të kultivojnë kulturën politike dhe demokratike të një vendi me gjithë komponentët e saj,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here