Vidhet gjatë natës Katedralja e Korçes, dy persona futen dhe marrin lekët nga arka e besimtarëve

0
59

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm. Policia njofton se dy persona janë futur gjatë natës në ambientet e brendshme të kishës duke marrë paratë nga dy arka ku besimtarët hedhin lekë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorët.

“Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton policia. m.v/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here