Edmond Budina: Shqipëria do të shkojë më keq se ’97-ta, njerëzit do të ngelen pa rroga dhe pa pensione

0
80

Regjisori Edmond Budina ka bërë një paralajmërim të frikshëm, pasi është shprehur se gjendja në Shqipëri do të shkojë më keq se në vitin 1997, pasi njerëzit do të mbeten pa rroga dhe pa pensione.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të parave të pista që lahen duke ndërtuar kulla, teksa shprehet se Aleanca për Teatrin deri më tani ka depozituar 16 padi në SPAK, por nuk ka patur fillim të hetimeve ende.

Ne deri më tani kemi depozituar 16 padi në SPAK, por deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë për hetimet. Ne nuk kërkojmë që të ndërhyjmë në hetime, por ama si qytetarë kemi të drejtë që të informohemi. Ne duam një informacion të saktë në bazë të asaj që na jep kushtetuta. Sepse zullumet nga kjo bandë mafioze vazhdojnë që të shkojnë përpara. Gjykata kushtetuese dha vendimin dhe ktheu pronën pas, por ata e shkelën këtë vendim me të dyja këmbët. Prandaj ne kemi të drejtë të mësojmë se çfarë po ndodh sepse është e drejtë ligjore. Ata thonë se janë filluar hetimet, por pa përmendur asgjë konkrete. Ne nuk kemi parë një sekuestrim preventiv për atë truall dhe atë objekt. Pastaj ata të vazhdojnë hetimet e tyre edhe më të thella.

Nëse nuk merren hapa kjo do të thotë se SPAK-u dhe prokurorët janë të kapur sepse ne shohim që kanë krijuar një mur dhe një zinxhir të tyre që ne dyshojmë se ka vepra korruptive. Ata sjellin argumente qesharakë dhe jo bindës lidhur me këtë çështje. Ne kemi të drejtë kundrejt këtij muri që i shërben këtij pushteti dhe mafies. Të gjithë këta i shërbejnë pushtetit të mafies dhe kësaj flluske të madhe që një ditë do të shpërthejë. Këto ndërtime dhe para të pista që lahen me këto kulla një ditë do të pëlcasë dhe Shqipëria do të shkojë më keq se sa ishte në vitin 1997. Njerëzit do të ngelen pa rroga dhe pensione. Ata do të vazhdojë të mbushin xhepa dhe do të ikin pastaj”, tha Budina në Ora News./newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here