Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare simboli i humorit shkodran Paulin Preka

0
87

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka. Ai nuk ka mundur dot të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh.

Preka kishte vite që jetonte me familjen në Itali dhe atje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ai është simboli i Estradës së Shkodrës, pasi aty krijoi një profil artistik origjinal për më shumë se 40 vjet karrierë.

Luajti role të karaktereve të ndryshme në llojet e shkurtra të humorit, si komedi me një dhe disa akte, skeçe, dialogë, monologë, parodi, etj.

Aktrimi i tij spikati posaçërisht në mishërimin e personazheve pozitive, ku ai ishte i hijshëm, i natyrshëm dhe fin në skenë.

Bashkë me aktorët e mirënjohur të kësaj estrade si Tano Banushi, Hasan Smaja, Zyliha Miloti dhe Zef Deda, ai ka luajtur shumë pjesë e komedi të shkruara për estradë (Daja i burrit, Dhëndri nga Amerika, Fotografisti, Toka jonë, Kunati i shokut Xhemal, Trualli i zënë etj).

Sakaq, Preka është vlerësuar me titullin “Artis i merituar”.l.k/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here