Festë në ‘Elbasan Arena’/ Broja i dhuron Shqipërisë golin e fitores ndaj Hungarisë! Kombëtarja ngjitet në vendin e dytë në grupin I

0
73

Armando Broja ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes Shqipëri-Hungari, e duke i dhuruar Kombëtares Shqiptare 3 pikëshin e shumëkërkuar. Ndeshja e nisur që prej orës 18:00, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022, ishte në barazpeshë deri në minutën e 87-të, kur Broja finalizoi një kundërsulm të shpejtë, duke dërguar topin në rrjetë.

Shqipëria krijoi disa aksione të mira gjatë pjesës së parë ndërsa flagrant ishte rasti i shpërdoruar nga Marash Kumbulla në minutën e 33-të, ku i vetëm në shtyllën e dytë nuk arriti të shtynte topin në portën e boshatisur. Ndërkohë që shumë raste kishte dhe Hungaria, por kapiteni Ertrit Berisha u sigurua që porta e kuqezinjve të ishte e paprekur.

Biletat për ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa janë shitur mbi 3 mijë, shifër që ka marrë “ok” edhe pse ka kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit. Autoritetet nuk lejuan më shumë se 30% të kapacitetit të stadiumit.

Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në vendin e 2 në grupin I me 9 pikë gjithsej, ndërkohë që Hungaria dhe Polonia kanë të dyja nga një pikë më shumë. Vendi i parë mbahet nga kombëtarja e Anglisë.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here