Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë franceze Jean-Paul Belmondo

0
56

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ikona e kinematografisë franceze Jean-Paul Belmondo.

Aktori karizmatik që shpesh performonte vetë edhe skena të guximshme aksioni, Belmondo u bë pjesë e dhjetra filmave të famshëm prej vitit 1960, duke u shndërruar në një prej heronjve televizivë të komedisë dhe aksionit në Francë.

Në Shqipëri, ai njihet për rolin e famshëm të Josselin “Joss” Beaumont në filmin “Zhos Profesionisti”, apo “Le Professionnel”.

Vendimi i tij për të kaluar në kinematografinë komerciale do të ngjallte shumë debat në atë kohë.

“Kur një aktor është i suksesshëm, njerëzit ia kthejnë shpinën dhe thonë se ai ka marrë rrugën e thjeshtë, se nuk dëshiron të bëjë përpjekje apo të ndërmarrë ndonjë rrezik. Por nëse do të ishte kaq e lehtë për të mbushur kinematë, atëherë bota e filmit do të kishte një shëndet shumë më të mirë se sa është sot. Unë nuk mendoj se do të kisha qëndruar në qendër të vëmendjes për kaq gjatë nëse do të bëja ndonjë marifet të vjetër. Njerëzit nuk janë më aq budallenj,” do të përgjigjej Belmondo.

Belmondo numëron qindra role të tjera në filma të suksesshëm, ndër to edhe performanca e tij e shkëlqyer në filmin e 1960-ës, “Breathless” apo “À bout de souffle“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here