Rama e quajti ‘dhëmballë të prishur’, Berisha: Mezi pres t’i përvishem siç e meriton, do t’i duken lule ato të mëparshmet

    0
    95

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe përballja që do të ketë këtë legjislacion me të në Kuvend, do të bëjë që ato të mëparshmet, t’i duken lule, pasi kreu i qeverisë e ka quajtur ‘dhëmballë të prishur’

    I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se Rama është një çiban që duhet larguar nga ky vend. I pyetur nëse do ta lërë në hijen kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha e mohoi një gjë të tillë.

    “Prania ime në Parlament është një dëshmie një përpjekjeje për të mbrojtur të vërtetën. E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë. Ai ka treguar ligësinë shpirtërore me shpifje e mashtrime. Të presë ai se ia tregoj unë se çfarë do të bëj. Ai është një çiban që duhet të hiqet sa më parë nga ky vend. Si? Zotin Basha ta lë unë në hije? Nuk lë unë në hije askënd, ky nuk është një arsyetim i drejtë. Ai ka të drejtë sa unë, madje edhe më shumë se unë, që të thotë gjithçka që mendon dhe të ndërmarrë çdo nismë. Nuk është përpjekja imë të errësoj X-n apo Y-n, por ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare. Po pres me padurim t’i përvishem ashtu siç e meriton. Fjala ime do të shkëlqejë gjithmonë e më shumë, pasi do të jetë e vërteta. Unë gjithçka që them, e bazoj në fakte, argumenta, dokumenta e analiza,”- tha Berisha.

    (f.m/dosja.al)

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here