Rama ‘i prerë’: Nuk ka hyrje në auditor pa vaksinë!

0
45

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në qendrën shëndetësore numër 1 në Tiranë. Me maskë të zezë e cila mban simbolin e trëndafilit, Rama u bëri thirrje të gjithë studentëve që të vaksinohen. Në të kundërt, kreu i qeverisë tha se kush nuk kryen vaksinën nuk mund të futet brenda auditorit.

Rama thotë se vendi ynë nuk mund të rrezikohet nga persona që jetojnë me teori e që duan të vendosin jetën e të tjerëve në rrezik.

Edi RamaNë momentin qe infektohesh të mbron nga rreziku për jetën, mos vaksinim të con deri në vdekje. Tjetra është që studentët që nuk vaksinohen nuk do hynë në audotir. Nuk ka mundësi që pjesa që do të mbrohet të rrezikohet nga ata që jetojnë me teori. Askush nuk i merr dot me forcë, por në mjedise kur janë të tjerët janë të detyruar të vaksinohen. E njëjta vlen dhe për mësuesit, në administratë, nuk ta ka borxh marrëzinë në raport me realitetin. Mirë është të vaksinohesh. Nëse Shqipëria ka sot stabilitet vjen si rezultat i vaksinimit. Kemi bërë shumë shpejt procesin, kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse sdo kishim pasur sukses sot do ishim duke numëruar dhjetra të vdekur në ditë. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshne që thonë jo Bill Gates jo George Soros. Të tjerët të vazhdojnë të bëjnë mësim online si të duan, të marrin përsipër kostot. Po kjo nuk mund të jetë luftë me mullinjtë e erës. Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të certifikatës së vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian.

Në Shqipëri, vaksinimi është bërë i detyrueshëm për studentët, mësuesit dhe punonjësit e administratave. Po ashtu në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në vend janë vënë dhe masa të reja që janë vendosur në fuqi me datë 1 shtator dhe me 6 për udhëtarët.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here