SHPËRTHEN ZJARR NË SPITALIN PËR COVID NË TETOVË, KA DHE VIKTIMA

0
59

Ujkan Rrahmani është njëri nga të shtrirët në spital si pasojë e lëndimeve që ka marrë në zjarrin që e kaploi spitalin mobil për Kovid-19 në Tetovë. Duke mos qenë në gjendje të flasë me kamerë, ai arriti që për TV21 të konfirmojë vetëm se ka viktima nga zjarri.

Thotë se deri në momentin sa fliste me ne, nga spitali janë nxjerrë 13 persona, mes tyre pacientë dhe personel mjekësor.

“Viktima ka, por numri i sakt nuk dihet. 13 persona kanë nxjerr prej brenda. Ka edhe të lënduar, disa janë në repartin intern, disa në kirurgji”, tha Rrahmani për TV21. Thotë se numri i përgjithshëm i të pranishmëve në spitalin mobil ka qenë prej 80 deri në 90 persona.

Zyrtarisht, asnjë institucion nuk ka raportuar për numrin e të lënduarve dhe viktimave. Ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani janë tashmë në Tetovë nga ku situatën nga afër. Raportohet se zjarri është denoncuar në ora 21:15 dhe se për pak minuta gjithçka është shkatërruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here