LAJMI FUNDIT/ Lulzim Basha përjashton Berishën nga grupi i PD-së

0
63

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë me një deklaratë një ditë para nisjes së seancës së legjjislaturës së re të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se Partia Demokratike mbështet kërkesën gjyqësore të Sali Berishës për transparencë lidhur me shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai tha se deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese, Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Basha: “Në 2 muaj e gjysmë kam bërë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Partneriteti me SHBA do të mbetet i rëndësishëm për PD. Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik për Shqipërinë. Për të shmangur çdo keqkuptim. Kam vendosur që deri në përfundimin e kësaj çështje kam vendosur që Berisha të mos jetë më pjesëtar i grupit të PD”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here